Pas takimit me Ramën, zyrtarja amerikane mbërrin në Kuvend, pritet nga Alibeaj e Tabaku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas takimit me Ramën, zyrtarja amerikane mbërrin në Kuvend, pritet nga Alibeaj e Tabaku

Përfundon takimi i Ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried me kryeministrin Edi Rama. Takimi, i cili u zhvillua paraditen e kësaj të premteje në Kryeministri, zgjati rreth një orë.

 

Pas daljes nga selia e qeverisë, zyrtarja e lartë e DASH i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku është pritur nga përfaqësues të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.

 

Advertisement

Vizita e Donfries në Tiranë vjen në kuadër të një turi që zyrtarja po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy