Pas takimit në Bruksel, Vuçiç akuzon Albin Kurtin: U kthye në shekullin XIX

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas takimit në Bruksel, Vuçiç akuzon Albin Kurtin: U kthye në shekullin XIX

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur pas takimit me Kurtin në Bruksel, “se njerëzit po kthehen 150 vite prapa dhe po flasin për të kaluarën”, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti e ka akuzuar Serbinë për tri gjenocide ndaj shqiptarëve. “Ishin tri pika, të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta për identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga gjërat që mund të përshkallëzojnë situatën dhe që palët të takohen rregullisht”, ka thënë Vuçiç për agjencinë Tanjug.

Vuçiç ka akuzuar Kurtin se gjatë gjithë kohës ka insistuar për gjëra që nuk kishte pajtim të Serbisë dhe të BE-së.

“Qëndrimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocide ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha ai. “Gjithçka po sillet rreth asaj që të shtyhet Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njerëzit në BE nuk po besojnë atë që po dëgjojnë. Njeriu u kthye në shekullin XIX. Siç po e shihni, jam i brengosur”, shtoi presidenti i Serbisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy