Pas Vlorës, zbulohet bazë armësh në Durrës, Operacionalja ndjek nëpër ferra “pronarin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas Vlorës, zbulohet bazë armësh në Durrës, Operacionalja ndjek nëpër ferra “pronarin”

Dy ditë pasi një bazë armësh u zbulua në Vlorë, policia e Durrësit ka goditur një bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.

Në kuadër të operacionit “Hills” u sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash.

Në pranga ranë shtetasit Hekuran Troplini dhe Emiljano Pasho.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Advertisement

Sakaq, në vieo shihen forcat Operacionale që ndjekin njërin prej personave të arrestuar, i cili tenton të arratiset por pa rezultat.vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy