Pasojat e COVID-19/ Varhelyi jep lajmin: BE 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasojat e COVID-19/ Varhelyi jep lajmin: BE 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka bërë me dije se janë disbursuar 90 milionë euro ndihmë makro financiare për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi shprehet se kjo ndihmë është pjesë e programit mbështetës 180 milionë euro për vendin tonë dhe ka si qëllim të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë së COVID-19.

“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit prej 180 milionë euro programi mbështetës për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19”, shkruan ai.

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka disbursuar 90 milionë euro të tjera në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy