Patentat shqiptare zyrtarisht njihen në Gjermani në Pranverë/ Gonxhe: Ja kategoritë që përfitojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Patentat shqiptare zyrtarisht njihen në Gjermani në Pranverë/ Gonxhe: Ja kategoritë që përfitojnë

Afro 130 mijë shqiptarë rezidentë në Gjermani do të jenë përfitues të vendimit të Bundestagut për të njohur patentat shqiptare. Por kur do të hyjë në fuqi vendimi dhe cilat janë kategoritë që njihen?

 

BLENDI GONXHJA

DREJTORIA E PERGJITHSHME E SHERBIMIT TE TRANSPORTIT RRUGOR

Advertisement

 

“Nga kuptimi politik, është në fuqi menjëherë, në kuptimin teknik për të bërë lidhjen mes dy shteteve, në datat 11-12 prill kemi të konfirmuar ardhjen e sekretarit të shtetit gjeman dhe të një grupi që e shoqëron atë që ka qenë pjesë e negociatave për të nënshkruar marrëveshjen teknike që do të jetë e detajuar. Njihen të gjitha kategoritë, nga autovetura, mjetet e mallrave, kamionët, autobusët.”

 

Deri më sot, shqiptarët në Gjermani duhet të bënin një kurs të gjuhës angleze apo gjermane dhe më pas të nisnin kursin për patentën bazë apo për kategoritë e tjera. Kostoja për ta shkonte nga 2.300 deri në në 7.500 euro. Ndërsa me këtë vendim, këto procedura dhe kosto eliminohen.

Advertisement

 

 

BLENDI GONXHJA

DREJTORIA E PERGJITHSHME E SHERBIMIT TE TRANSPORTIT RRUGOR

Advertisement

 

“Mjafton të jesh rezident atje, për të jetuar, për punë, për shkollë, mund të bësh automatikisht konvertimin në zyrat homologe të DPSHTRR në Gjermani. Bëhet aplikimi, dorëzohet patenta shqiptare, konfirmojmë që patenta është e rregullt dhe vijohet konvertimi.”

 

Por kjo nuk do të thotë që rezidenti shqiptar në Gjermani, mund të vijë për pushime në Shqipëri, të bëjë kursin e patentës këtu dhe më pas ajo të njihet në shtetin gjerman. Sa i takon rinovimit, qytetarët shqiptarë do t’u nënshtrohen rregullave gjermane.

Advertisement

 

 

BLENDI GONXHJA

DREJTORIA E PERGJITHSHME E SHERBIMIT TE TRANSPORTIT RRUGOR

Advertisement

 

“Rinovimi i patentës më pas bëhet sipas rregullave të Gjermanisë, pra shqiptari trajtohet si një qytetar gjerman.”

 

Me këtë vendim Gjermania ndjek Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi dhe Kosovën, të cilat njohin patentat shqiptare me marrëveshje dypalëshe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy