Pavarësia bashkon dy parlamentet/ Gashi: Takim simbolik, Ballkani i Hapur dëmton interesat e shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pavarësia bashkon dy parlamentet/ Gashi: Takim simbolik, Ballkani i Hapur dëmton interesat e shqiptarëve

Kosova dhe Shqipëria u mblodhën për herë të parë në një Kuvend të përbashkët, në vigjilje të 110 vjetorit të pavarësisë.

 

Edi Rama dhe Albin Kurti thanë se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi dhe jo krijimi i pengesave si në politikën e brendshme dhe të jashtme të tyre.

 

Advertisement

Kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosoves Arben Gashi tha për Vizion Plus se takimi i sotëm ishte thjesht simbolik, por që kishte nota pozitive.

 

“Është thjesht një takim simbolik. Nuk ka diçka të rëndësishme. Në kuptimin e takimeve, ishte simbolik dhe i pari mes dy Kuvendeve dhe kishte nota pozitive si takim i tillë”.  

 

Advertisement

Gashi tha se Kuvendi ka funksion përfaqësues dhe si i tillë, Kosova nuk pret asgjë nga ky institucion i Shqipërisë.

 

“Sa i përket kuvendeve nuk është diçka shumë konkrete sepse dihet se Kuvendi ka funksion përfaqësues, ne përfaqësojmë shqiptarërt e Kosovës, ata të Shqipërisë. Si funksion përzgjedhës ne përzgjedhim institucionet e Kosovës, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë institucionet shqiptare.  Dy vendet kanë funksione të ndryshme”.  

 

Advertisement

Gashi foli edhe për nismën e Ballkanit të Hapur, për të cilën tha se dëmton interesat e shqiptarëve në Ballkan, e veçanërisht të Kosovës.

 

“LDK e konsideron Ballkanin e Hapur të panevojshëm dhe që dëmton interesin e shqiptarëve në rajon dhe shqiptarëve të Kosovës. Mos ketë zëvendësim të institucioneve ndërkombëtare siç ë3shtë nisma e Berlinit dhe plot nisma tjera. Ballkani i Hapur mund të jetë një nismë, nga e cila Serbia synon të krijojë një treg të përbashkët në rajon dhe mos marrë obligimet që janë nga kapitulli 38 për anëtarësimin e Serbisë në BE, ku përfshihet njohja e Kosovës. Nëse kjo është një mekanizëm për t’i ikur njohjes së Kosovës, për ne është e papranueshme”.

 

Advertisement

Por a po përfaqëson kërcënim real Serbia për Kosovën?

 

“Për momentin Serbia nuk përfaqëson kërcënim real, sepse vendet e Ballkanit janë anëtare të NATO. Siguria e Kosovës mbrohet nga NATO. Problem për kosovën do jetë prishja e marrëdhënieve me BE, SHBA dhe NATO”, tha Gashi.

 

Advertisement

Por sipas politikanit të Kosovës, problemi mes Prishtinës dhe Beogradit nuk janë targat, por finalizimi i marrëveshjes mes dy vendeve.

 

“Problemi kryesor në Kosovë nuk janë target e automjeteve, por finalizimi I marrëveshjeve gjithëpërfshirëse. Mbetet të shohim se si do veprojë Serbia apo qeveria jonë. Ne jemi të angazhuar për një zgjidhje finale.  Ne kemi trupa të NATO në Kosovë për 22 vite që në funksion ka mbrojtjen e trojeve.

 

Advertisement

Problemi nuk janë targat, por finalizimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë”.

 

Gashti shtoi më tej se qeveria e Kosovës këto vitet e fundit ka pasur një qasje që nga opozita është konsideruar si e gabuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy