PD: Abuzim me inceneratorin e Fierit/ Këlliçi: Po kryhen pagesa për një vepër fantazëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD: Abuzim me inceneratorin e Fierit/ Këlliçi: Po kryhen pagesa për një vepër fantazëm

Partia Demokratike denoncoi sot situatën me inceneratorin e Fierit, që sipas saj nuk është funksional.

 

 

Deputeti Belind Këlliçi tha se kompania koncesionare duhet të ishte penalizuar me një milionë euro, pasi ka shkelur afatet. Por sipas tij, qeveria nuk vepron, pasi është e përfshirë vetë në skemën e vjedhjes.

Advertisement

 

 

BELINDI KELLICI

DEPUTET I PD

Advertisement

 

Në datë 31 Mars 2022, pra 1 vit pasi është deklaruar përfundimi i punimeve për Inceneratorin e Fierit, shoqëria supervizore i drejtohet me shkresë Nr. prot 24, kompanisë konçensionare “Integrated Ëaste Treatment Fier” si dhe për dijeni të Ministrisë së Infrastrukturës (autoriteti kontraktor) dhe Njësisë së Zbatimit (Arben Kaçorri).

 

Në shkresë, kompania supervizore njofton kompaninë konçensionare për penalitet të lindur për mosdorëzimin në kohë të impiantit.

Advertisement

 

Deri në datën 31 Mars 2022 detyrimi që kompania konçensionare i detyrohej shtetit ishte 551 mijë  euro. Kjo për shkak se punimet ndërtimore për realizimin e projektit kanë përfunduar që në muajin mars të 2021, e ndërkohë në mars të 2022, impianti ende nuk është dorëzuar.

 

Po në të njëjtën shkresë, supervizori njofton kompaninë konçensionare se penaliteti rritet çdo ditë me 2 mijë e 250 euro.

Advertisement

 

Pra edhe pse në tejkalim të afateve, edhe pse Impianti i Fierit duhej të ishte dorëzuar dhe vënë në punë që në muajin mars të vitit 2021 dhe sot jemi më tetor të 2022, shteti vijon të paguajë rregullisht kompaninë e inceneratorëve fantazëm, ndërkohë që refuzon të penalizojë konçensionarin, i cili sot që flasim, penaliteti që duhet të paguajë është 1.000.000 euro dhe vazhdon të rritet çdo ditë me 2 mijë e 250 euro.

 

Arsyeja se përse ndodh e gjithë kjo vjedhje dhe aferë është mjaft e qartë: Edi Rama së bashku me Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin, Damian Gjiknurin dhe së fundmi Belinda Ballukun, ka ngritur një skemë të pastër të vjedhjes së gjysmë miliardë eurove, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke varfëruar çdo ditë e më shumë qytetarin e zakonshëm, në kurriz të investitorit “holandez” Klodian Zoto, i cili në fakt shërben vetëm si presta nome i kryeministrit.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy