PD bllokon furgonin me ushqime/ Alizoti: Po ua shpërndajnë qytetarëve për të blerë vota

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD bllokon furgonin me ushqime/ Alizoti: Po ua shpërndajnë qytetarëve për të blerë vota

Partia Demokratike ka kapur në flagrancë mbrëmjen e kësaj të hëne një furgon të bashkisë, të mbushur me ushqime.

Sipas informacioneve të marra nga PD Berat, këto ushqime do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit. Furgoni është ndaluar nga përfaqësuesit e opozitës përpara magazinave të zyrave të arsimit të bashkisë Berat dhe më pas është njoftuar policia.

Pas hapjes së derës së furgonit, është parë se ai ishte i tejmbushur me kuti ushqimore mbi të cilat shkruhej “Ndihma nga Rezervat e shtetit”. Në furgon, që prej ndalimit të tij e deri tani ndodhet edhe kryetarja e Rajonit Nr.2 Joana Melëngu e cila është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit,Tomorr Alizoti ka deklaruar se ky është një veprim i turpshëm dhe një skandal elektoral që po ndodh disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Alizoti shtoi se ndihmat po ndahen nga Partia Socialiste për t’iu blerë votat qytetarëve. Ai ka deklaruar se të gjithë ata që prekin votën, do të përballen nesër përpara ligjit.

Advertisement

“Në qarkun e Beratit nuk do të preket asnjë votë. Furgoni është kapur në orën 9 e ca duke shpërndarë ndihma. Policia nuk po sjell oficerin gjyqësor, që të bëjë kontrollin, do ta shoqërojë me shoferin që është brenda. Ata dyshohet se kanë karta ID, mund ti fshehin, shpërndajnë ndihma dhe na fshihen gjurmët. Policia ruan furgonin dhe mesazhet janë fshirë. Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në mes të natës më një furgon me ndihma të rezervës së shtetit. Jemi në fushatë dhe ndihmat e njerzve nuk ndahen në darkë dhe ne e kapëm këtë në flagrancë. Furgoni u mbush në magazinat e bashkisë. Pse duhet një anëtare e ZAZ-së që të shpërndajë ndihma? Përse? Policia nuk bën asnjë veprim. Askush nuk do të prekë votën e demokratëve shqiptarë. Dua që Shqipëria të ketë një ditë demokraci, se këtij populli po i del shpirti”, tha Alizoti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy