PD depoziton në KQZ kërkesën për shfuqizimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD depoziton në KQZ kërkesën për shfuqizimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për shfuqizimin e “Shtëpia e Lirisë”, ku përfshihen zyrtarisht LSI dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë.

 

Në shkresë, PD argumenton se kërkesa që është bërë nga ky koalicion është bërë jashtë afatit ligjor dhe me kodet zgjedhore.

 

Advertisement

Ndërkohë, një tjetër pikë që PD kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës.

 

“Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor. Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër te autorizuar nga ana e tij, nuk shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, shkruan PD.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy