PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës në Lushnje: Fshehu dënimin për vjedhje në Angli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës në Lushnje: Fshehu dënimin për vjedhje në Angli

Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit Elton Banon, kandidat I “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje që do të garojë në 6 mars.

 

Sipas PD-së, ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe, duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji.

 

Advertisement

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton s shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000…Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin”, thuhet në kërkesën e PD.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy