PD komision hetimor për Inceneratorët dhe çështjen “Becceti”, LSI çon në Kushtetuese ligjin për pushtetin vendor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD komision hetimor për Inceneratorët dhe çështjen “Becceti”, LSI çon në Kushtetuese ligjin për pushtetin vendor

Partia Demokratike ka depozituar në kuvend kërkesën për të hetuar çështjen e inceneratorëve dhe çështjen “Beccheti”.

Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku, e cila do të drejtojë hetimin për inceneratoret ka shpjeguar se komisioni do te verifikoje ligjshmërinë e të gjitha hapave që janë marrë për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

 

JORIDA TABAKU

Advertisement

NENKRYETARE E PD

 

“Me 17 vendime brenda ditës është dhënë inceneratori i Elbasanit, ku ka pasur një shkelje të jashtëzakonshme të të gjithë procedurave, vetëm e vetëm për t’i dhënë këtij biznesi, këtij individi, Klodian Mërtiri të lidhur me qeverinë, të lidhur me anëtarët e qeverisë një kontratë konçesionare. Të gjithë ishin prezent kur gjatë gjithë verës qytetet si Durrësi, Kavaja, Shijaku, Fieri u dogjën, plehrat u dogjën, vetëm me qëllimin korruptiv për t’i dhënë kësaj kompanie përsëri fonde të tjera nga buxheti i shtetit.”

 

Advertisement

Ndersa komisioni tjeter do te hetoje demin qe i eshte shkaktuar shtetit shqiptar pas vendimit te Arbitrazhit per ti paguar  120 milionë euro Beccetit.

 

Deri me tani PD ka kerkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore dhe bie ne sy se ne asnje prej tyre PD nuk ka llogaritur asnje anetar nga LSI, duke mos lene asnje dyshim se aleanca mes dy forcave politike nuk ekziston me.

 

Advertisement

Ne kete situate LSI ka zgjedhur nje tjeter front beteje duke goditur ne gjykata Kushtetuese te gjitha ligjet e qeverise me te cilat nuk eshte dakord.

 

SILVA CAKA

ISH-DEPUTETE E LSI

Advertisement

 

Sot LSI goditi ne gjykaten Kushtetuese ndryshimet ne ligjin per pushtetin vendor te miratuara ne vitin 2019 te cilat u refuzuan asokohe te dekretoheshin nga presidenti Meta. Keto ndryshime i japin te drejte keshillit bashkiak jo me me shumice te cilesuar por me shumice te thjeshte te miratoje zhvillimin e pronave të shtetit në bashkëpunim me persona të tretë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy