minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
PD mbledh sot Kryesinë! Basha sërish përballë me mbështetësit e ish-kryeministrit, Berisha - Struga.info


PD mbledh sot Kryesinë! Basha sërish përballë me mbështetësit e ish-kryeministrit, Berisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD mbledh sot Kryesinë! Basha sërish përballë me mbështetësit e ish-kryeministrit, Berisha

Pasditen e sotme, kryesia e PD pritet të zhvillojë mbledhjen e thirrur nga kryedemokrati, Lulzim Basha.

Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet sot në orën 16:00, në selinë blu. Kjo mbledhje Kryesie, organi më i rëndësishëm vendimarrës i partisë, vë edhe njëherë Bashën përballë mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berishës, mes të cilëve edhe Flamur Noka, Edi Paloka e Belind Këlliçi, të cilët janë pjesë e këtij organi.

Kjo mbledhje zhvillohet në kulmin e debateve në PD, ku Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur 4200 firma të delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të cilat i kanë depozituar në një kasafortë që e mban kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Ndërsa PD zyrtare pretendon se firmat nuk janë mbledhur, dhe kjo sipas tyre vërtetohet me faktin që nuk lejohet verifikimi i tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy