PD me dy kandidatë në zgjedhje/ Alibeaj: Së shpejti do të bëjmë publik emrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD me dy kandidatë në zgjedhje/ Alibeaj: Së shpejti do të bëjmë publik emrat

Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se së shpejti do te shpalle kandidatet për zgjedhjet lokale te 14 majit.

 

Ai mblodhi sot ne fier disa prej deputeteve dhe kryetareve te degëve qe nuk e njohin Sali Berishën si kryetar dhe pd dhe krahas përzgjedhjes se kandidateve, vendosen qe te nisin riorganizimin e strukturës për tu bere gati për betejën për 61 bashkite e vendit.

 

Advertisement

ENKELEJD ALIBEAJ

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR

 

Advertisement

“Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.”

 

Alibeaj theksoi se nga ky moment do te fillojnë takimet me qytetaret ne te gjithë vendin

 

Advertisement

“Mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren”

 

Negociatat për bashkimin e partisë demokratike dështuan te martën dhe tashme është e qarte se PD do te garoje me dy kandidateve ne zgjedhjet lokale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy