“PD nuk duhet të rikthehet te Berisha”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“PD nuk duhet të rikthehet te Berisha”

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për një rikthim të mundshëm në krye të Partisë Demokratike “trazoi ujërat”.

 

Por për Fatbardh Kadillin, që garoi për t’u zgjedhur kryetar, PD-ja ka nevojë për figura të reja dhe jo për rikthim tek ato të vjetrat.

 

Advertisement

“Berisha nuk përjashton mundësinë, por nuk shoh të ketë një iniciativë konkrete të tijën. Do të ishte gjithmonë një figurë e fortë, dominuese në jetën politike të kësaj partie. Por besoj që Partia Demokratike ka nevojë për një propozim të ri, nuk ka nevojë të rikthehet as te Berisha, as te Basha. Por ky pastaj është vendim personal i secilit”, tha Fatbardh Kadilli në një bashkëbisedime me gazetarët, pas humbjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy