PD përplaset me Ardi Veliun/ Opozita e bën përgjegjës për manipulim të ngjarjeve të rënda kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD përplaset me Ardi Veliun/ Opozita e bën përgjegjës për manipulim të ngjarjeve të rënda kriminale

Diskutimi i buxhetit të vitit 2023 për agjencinë e mbrojtjes policore, në komisionin e sigurisë, nuk shkoi ashtu siç pritej.

 

Përfaqësuesit e opozitës akuzuan kreun e AMP, Ardi Veliu, për manipulim të ngjarjeve kriminale.

 

Advertisement

NASIP NAÇO

 

DEPUTET, PS

 

Advertisement

Kuvendi ose komisionet nuk mund të diskutojë çështje që nuk janë në rendin e ditës.

 

GAZMENT BARDHI

 

Advertisement

DEPUTET, PD

 

Sillini një abetare mo. Ku ka rregullore këtu? Rregullorja ka këtë gjë, ky ka vrarë njerëz, ka manipuluar ngjarje ju thoni do vijojmë me rendin. Fyerje në këtë vend është të manipulosh ngjarje kriminale, vriten të ri këtu, vriten njerëz atje dhe të manipulosh ngjarje kriminale. Keni sjellë një dokument i cili është totalisht i prodhuar si dokument analfabetësh. Pse keni frikë nga fjala, këtu ça s’ka ndodhur ne do rrijmë sikur s’ka ndodhur asgjë.

 

Advertisement

FLAMUR NOKA

 

DEPUTET, PD

 

Advertisement

Standardi juaj është që kriminelët t’i bëni drejtor që krimi të jetë mbi pushtet, por ky nuk është standard i shqiptarëve, i opozitës dhe ne refuzojmë që një kriminel me uniform, ta pranojmë si titullar që të na raportojë këtu në emër të ligjit, ai duhet të ishte viktimë e ligjit.

 

Deputeti Noka e bëri përgjegjës Ardi Veliun për disa ngjarje të rënda.

 

Advertisement

FLAMUR NOKA

 

DEPUTET, PD

 

Advertisement

Është  manipuluar ngjarja e Elbasanit me fakte dh eprova me zë dhe me figurë, është manipuluar vrasja e Klodian Rashës dhe u etiketua si armik, si kriminel iu vu dhe arma në dorë. Pa u bërë disa orë nga vrasja e Laer Kurtit, vrapoi po ky person që të manipulojë ngjarjen e ta shpallë kriminel të vdekurin.

 

Të irrituar, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen

 

Advertisement

Vetëm pas largimit të opozitës, Veliu foli për buxhetin, duke thënë se vendimtar është investimi në fushën e teknologjisë pas sulmeve kibernetike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy