PD publikoi në transparencë të plotë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, votimin dhe numërimin për Kryetar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD publikoi në transparencë të plotë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, votimin dhe numërimin për Kryetar

Partia Demokratike për herë të parë publikon në transparencë të plotë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, diskutimet, dhe procesin e votimit dhe numërimit për Kryetar të Këshillit Kombëtar.

 

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi Kryetarin e saj, Edi Paloka, i cili garoi përballë kandidates Eleina Qirici.

 

Advertisement

Anëtarët e Këshillit në nisje të punimeve firmosën prezencën e tyre manualisht dhe në memorien digjitale.

 

Nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, punimet nisën me 203 anëtarë prezent, numër shumë më i lartë se kuorumi i nevojshëm. Në një proçes tërësisht transparent, votuan 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

 

Advertisement

Në bazë të rezultateve të votimit, Edi Paloka mori 132 vota kurse kandidatja Eleina Qirici 79 vota.

 

Në fund të procesit, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale publikon procesverbalin e rezultateve të votimit.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy