PD publikon tjetër video: Asnjë kriminel i thirrur nga Berisha nuk mund të shkatërrojë Partinë Demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD publikon tjetër video: Asnjë kriminel i thirrur nga Berisha nuk mund të shkatërrojë Partinë Demokratike

Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta e dhunshme e 8 janarit, në selinë blu.

 

Në reagimin e saj, PD thekson së asnjë kriminel nuk mund t’ia dalë të shkatërrojë Partinë Demokratike. Sipas selisë blu, demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike.

 

Advertisement

“Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk i’a doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes. Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike”, thuhet në reagimin e PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy