PD rrezikon regjistrimin në KQZ/ Celibashi: Institucionet e drejtësisë të zgjidhin ngërçin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia më e madhe e opozitës, ajo demokratike rrezikon të mos regjistrohet për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Paralajmërimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vjen 34 ditë nga afati i regjistrimit të partive në 6 mars dhe kur ngërçi ligjor se kush është kryetari i PD-së Sali Berisha apo Lulzim Basha nuk është zgjidhur.

 

Advertisement

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Nuk mundet ta injorojmë këtë situatë dhe të presim ose të themi të shohim se çfarë do të ndodhë, të shohim se çfarë do të vendosi KQZ-ja dhe pastaj të veprojmë. Partia kryesore e opozitës mundet edhe të mos rregjistrohet.

 

Advertisement

Përballë situatës ligjore kur i dorëhequri Lulzim Basha në regjistrin e partive politike është ende kryetar i PD-së dhe kur PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha pret dy vendime atë gjykatës së apelit për kuvendin e 11 dhjetorit dhe të shkallës së parë për heqjen e Lulzim Bashës nga kryetar i demokratëve, Ilirjan Celibashi i kërkon institucioneve dhe politikës të zgjidhin ngërçin.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Advertisement

Sa nuk është vonë, do të duhet që gjithëkush nga pikëpamja institucionale apo edhe politike, të japi atë kontributin e vetë që kjo çështje të zgjdihet ashtu sikurse do të duhet të zgjidhet. Për sa më takon mua përgjegjësia për të administruar një proces zgjedhor, ky proces zgjedhor mos të marrë ciflosje, jo ciflosje por duket se po merr goditje që në këtë moment ta bëjë këtë më së miri.

 

Për dorëzimin e listës së komisionerëve për zgjedhjet e 14 majit nga PD-ja e Sali Berishës, Ilirjan Celibashi tha se pasi të shqyrtohet legjitimiteti i saj do të ketë një vendimmarrje.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy