PD, sinjal për bashkimin e grupeve/ Palët janë afër një qëndrimi për “Territorialen”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD, sinjal për bashkimin e grupeve/ Palët janë afër një qëndrimi për “Territorialen”

Kryetari i Partise Demokratike Berisha për herë të parë pas shume muajsh dha një sinjal bashkepunimi me deputetet qe mbeshtesin Enkelejd Alibeaj.

 

Gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, Berisha kerkoi qe drafti te konsultohet edhe me deputetet qe nuk e njohin ate si kryetar te PD.

 

Advertisement

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki.Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.”

Advertisement

 

Por Berisha perseriti se nuk do te pranoje te beje pazar me maxhorancen per reformen territoriale.

 

“Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira.”

Advertisement

 

Dy grupimet e PD nuk jane larg ne vizionin e tyre per ndarjen territoriale te vendit. Drafti i miratuar nga Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parashikon 95 bashki, nderkohe qe drafti i dorezuar ne parlament nga Enkelejd Alibeaj parashikon qe vendi te kete 94 bashki. Por edhe pse draftet jane te ngjashme, ende nuk ka nje reagim nga Enkelejd Alibeaj per bashkepunim me Sali Berishen.

 

Sot Alibeaj kerkoi ndihmen e ambasadoreve te Shteteve te Bashkuara, BE, OSBE, Gjermanise, Frances, Britanise se Madhe dhe Zvicres per reformen territoriale.

Advertisement

 

Komisioni i Posacem i ngritur nga parlamenti për reformen territoriale ka afat deri në 21 tetor, por deri me tani duket ne kufijte e të pamundures qe partia socialiste te pranoje te shtoje numrin e bashkive nga 61 ne 94 apo 95, pasi ne gjykimin e mazhorances një numer me i ulët bashkish do te ishte më i përshtatshem për Shqipërine.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy