PD: Teknologjia edhe në një zonë, i rëndësishëm zbatimi i projektit pilot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD: Teknologjia edhe në një zonë, i rëndësishëm zbatimi i projektit pilot

PD është tërhequr nga kërkesa e saj për të aplikuar votimin dhe numërimin elektronik në dy qarqe, në Korçë dhe në Fier, për t’i dhënë mundësi këtij projekti pilot që të zbatohet në 25 prill.

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso shpjegon per Vizion Plus se për shkak të kohës së shkurtër që ka mbetur deri në zgjedhje, opozita është e gatshme të pranojë testimin e teknologjisë edhe në një zonë të vetme, një kërkesë që më herët është bërë nga Partia Socialiste.

 

IVI KASO

Advertisement

SEKRETAR PER ÇESHTJET ZGJEDHORE, PD

 

“ Nuk është prioritare për ne në këtë moment në të cilin flasim, pasi do të diskutonim ndryshe nëse ditët që do të na ndanin nga zgjedhjet do të ishin më të shumta dhe koha në dispozicion do të ishte më e madhe, por në momentin në të cilin flasim prioritare për ne është që të aplikohet ky projekt pilot. Nuk ka shumë rëndësi nëse në një zonë apo në disa zona, qoftë kjo në Korçë në Fier apo në kryeqytet.”

 

Advertisement

Nga ana tjetër procesi i identifikimit biometrik të zgjedhësve ka ecur para dhe pritet brenda pak ditësh nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Smartmatic” e cila fitoi garën.

 

“Ajo çka i kemi kërkuar komisionit qendror të zgjedhjeve dhe kemi rënë dakord është që në një periudhë sa më të afërt, shpresojmë në javët në vijim të bëhet nga ana e kompanisë se përzgjedhur një demonstrim i makinerisë përkatëse në mënyrë që të gjithë garuesit në garën elektorale, por jo vetëm, edhe zgjedhësit të kenë mundësi ta shohin me sytë e tyre këtë risi teknologjike.”

 

Advertisement

Prej vitit 2012 PS dikur e sot PD kërkojnë zbatimin e teknologjisë në zgjedhje si rruga më e mirë për të eliminuar manipulimin e procesit. Pas dështimit të projektit të numërimit elektronik dhe identifikimit që do të aplikohej në zgjedhjet parlamentare të 2013 në Fier e Tiranë; këtë herë projekti duket më afër zbatimit se asnjëherë më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy