Peleshi: Nga 1 korriku, 30 % rritje page nga ushtari i parë tek gradat më të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peleshi: Nga 1 korriku, 30 % rritje page nga ushtari i parë tek gradat më të larta

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, nga data 1 korrik, të gjithë ushtarakët nga ushtari i parë dhe deri tek gradat më të larta do të kenë një pagë 30% më të lartë.

Ministri tha se me rritjen e fundit, tanimë paga minimale për Forcat e Armatosura është më shumë se 51 mijë lekë, shtuar këtu pagat shtesë për trajtim ushqimor dhe trajtime të tjera.

Advertisement

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite besoj nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Pra të gjithë Forcave të Armatosura. Sot kemi bërë rritjen historike të pagës dhe unë për këtë jam shumë krenar. Jam shumë mirënjohës gjithashtu që premtimi i kryeministrit sot është jetësuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Të gjithë ushtarakët nga ushtari i parë dhe deri tek gradat më të larta nga data 1 korrik në bazë të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave do të kenë një pagë 30% më të lartë. Çka do të thotë që paga minimale në Forcat e Armatosura është më shumë se 51 mijë lekë të reja. Shtuar këtu pastaj edhe pagesa shtesë të trajtimin ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive”, tha Peleshi në një dalje për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy