Peleshi: Shqipëria ndihmoi Ukrainën me mjete ushtarake që pa filluar lufta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peleshi: Shqipëria ndihmoi Ukrainën me mjete ushtarake që pa filluar lufta

Në ditën e shtatë të agresionit rus ndaj Ukrainës, aleanca perëndimore e NATO-s mbetet e unifikuar dhe e angazhuar të ndihmojë Ukrainën me logjistikë dhe armatime.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa fliste në edicionin qendor të lajmeve në “Vizion Plus” për rolin e Shqipërisë në këtë pozicion, zbuloi se vendi ynë dërgoi mbështetje konkrete me materiale ushtarake në Ukrainë që pa filluar lufta, kur shërbimet e inteligjencës së NATO dhe SHBA zbardhën në kohë planet e Rusisë.

 

Advertisement

“Së pari, më duhet të them që Shqipëria është anëtare e NATO dhe ne e kemi të harmonizuar veprimin tone dhe qendrimin me aleancën e NATO-s. Jemi vend i vogël, modest, por jemi përpjekur vazhdimisht të kontribuojmë. Kemi qenë aktiv në misionet dhe operacionet e NATO nëpër botë. Jemi një nga vendet që po ndajmë peshën e kontributit të drejtpërdrejtë në ndihmë të Ukrainës. Qëndrimi i NATO-s është që mos të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, sepse nuk duan t’i hedhin benzinë zjarrit. Bëhet fjalë për një kontribut në mjete ushtarake, i konsiderueshme në sasi dhe vlerë materiale. Dua t’iu them të gjithë shqiptarëve që të ndihen kranarë. Shqipëria ka qenë nga vendet e para në botë që ka ofruar mbështetje zyrtare me materiale ushtarake në Ukrainë. Ka ndodhur që pa filluar konflikti, që kur inteligjenca e NATO, SHBA ka zbuluar në kohë planet e Rusisë për pushtimin ndaj Ukrainës. Kemi reaguar në një mënyrë që sa më shumë të kalojnë ditët, aq më shumë do t’ua bëjmë të njohur. Kemi qenë shumë dinjitoz.”

 

Ministri tregoi më tej masat konkrete që ka marrë Ministria e Mbrojtjes në rast se Shqipëria rrezikohet nga përshkallëzimi i kësaj lufte.

 

Advertisement

“Masat tona janë masat e NATO-s, i përgjigjemi organizimit që bën NATO. Kemi përforcuar kontigjentin tonë në KFOR. Kemi dërguar para një jave një togë të re prej 30 ushtarakësh specialë nga Shqipëria. Do të aprovojmë dërgimin e një kompanie në Bosnje. Kemi në gatishmëri një togë dhe një kompani tjetër në kufijtë lindorë të aleancës. Kemi një kontribut të konsiderueshëm për të blinduar kufirin lindor të NATO-s. Gëzojmë një siguri të jashtëzakonshëm sepse një centimetër katror i Shqipërisë së prekur, do të thotë një centimetar katror i NATO-s. Duam të jemi një kontributor dhe të të ndajmë peshën në këtë agresion dhe tronditje nga themelet e rendit botëror që Rusia po sjell.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy