Peleshi vizitë në Gardën Kombëtare të New Jersey: Të thellojmë më tej bashkëpunimin, Shqipëria gjithmonë krah SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peleshi vizitë në Gardën Kombëtare të New Jersey: Të thellojmë më tej bashkëpunimin, Shqipëria gjithmonë krah SHBA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, mori pjesë në ceremoninë e mbajtur për këtë qëllim, në Sea Girt, New Jersey me rastin e 20-vjetorit të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh me Gardën Kombëtare të New Jersey, SHBA, dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Peleshi vuri gjithsesi në dukje se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq që vjetra sa dhe vetë shteti ynë. Ai përmendi kontributin e pashlyer të presidentit amerikan, Woodrow Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris në 1919, në lidhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje kombëtare, duke shënuar kështu paprekshmërinë e Shqipërisë.

 

“Si një mbështetës i pazëvendësueshëm i kombit tonë, Shtetet e Bashkuara iu gjendën pranë popullit të Kosovës, duke i dhënë fund brutalitetit, spastrimit etnik dhe duke hapur rrugën për t’u bërë një vend i pavarur.”

Advertisement

 

Duke përmendur 20 – vjetorin e sulmit terrorist në Qendrën Botërore të Tregtisë, në New York, ministri i Mbrojtjes përsëriti edhe njëherë se vendi ynë gjendet gjithmonë i gatshëm të kontribuojë kundër çdo kërcënimi ndaj vlerave thelbësore të qytetërimit.

 

 “Ne jemi krenarë që kemi qenë në krah të SHBA në këto përpjekje, duke bashkëpunuar në misionet në Irak dhe Afganistan kundër kërcënimeve të cilat ende rrezikojnë jetën e qytetarëve tanë. Duke pritur mbi 600 shtetas afganë, vendi ynë po tregon një angazhim të vazhdueshëm në këtë drejtim.”

Advertisement

 

Ministri Peleshi, falënderoi në mënyrë të veçantë komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneral brigade Lisa J. Hou si dhe Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, për ndihmën e jashtëzakonshme në modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

Zyrtarisht Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Dypalësh me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe shtetin e New Jersey në vitin 2001, duke shënuar fillimin e Programit të Partneritetit Shtetëror New Jersey – Shqipëri.

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy