Për çfarë do të shërbejë baza e NATO-s në Kuçovë? Eksperti: Mund të trajnohen ushtarë ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për çfarë do të shërbejë baza e NATO-s në Kuçovë? Eksperti: Mund të trajnohen ushtarë ukrainas

Ditën e sotme  pritet të inaugurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme, në emisionin “7pa5”, ka qenë i ftuar eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion krisafi.

Ai tha se për herë të parë në Shqipëri do të ketë sisteme ajrore mbrojtëse dhe do të fillojë trajnimi i ushtarëve shqiptarë.

“Është baza e vetme e tillë në Ballkanin Perëndimor. Qeveria ka propozuar edhe Pasha Limanin dhe Porto Romanon. Strategjia ka qenë shumë e zgjuar se Shqipëria nuk ka mundësi financiare të bëjë baza të tilla

Për Shqipërinë është fakti që do të ketë një stacionim të sistemeve ajrore mbrojtëse, që Shqiëpria nuk ka. Do të fillojë trajnimi i ushtarakëve shqiptarë”, tha Krisafi.

Advertisement

I pyetur nëse baza do të sjellë një zhvillim ekonomik për zonën, Krisafi tha se nuk duhet pritur ndonjë mrekulli.

“Nuk duhet të jemi shumë të tepruar. E para personeli që do të shërbejë do jetë në masë të madhe ushtarak, ka disa shërbime në atë bazë që Shqipëria nuk i bën me vetë. Nuk do ketë ndonjë zhvillim ekonomik, në zonën rreth e rrotull duhet parë në vazhdim si do të ndikojë. Për Kuçovën është e rëndësishme, por nuk duhet pritur mrekulli ekonomike”, tha ai.

Ndërkohë, Krisafi theksoi se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga Rusia, pavarësisht ndërtimit të kësaj baze.

“Kjo është një bazë që është propozuar nga qeveria shqiptare. Me logjikën që Shqipëria nuk ka mundësi të bëjë këto gjëra. Nuk na rrezikon nga Rusia, jemi pjesë e  NATO. Është një bazë modeste, nuk shkakton asnjëlloj kërcënimi dhe nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe për sigurinë dhe kërcënimet që vijnë nga Ballkani për Rusinë.

Advertisement

Ka një ide për të trajnuar ushtarë ukrainas, bashkë me F-16 dhe ushtarë të këmbësorisë. Ushtarët ukrainas kanë rreth një vit e gjysmë që po trajnohen në disa vende dhe nuk ka pasur ndonjë kërcënim ndaj zonave ku janë trajnuar. Në rastin e një lufte të madhe,çdo vend, përfshirë dhe Shqipëria, janë të kërcënuara”, u shpreh Krisafi.

“Rusia ka shënjestra shumë më të rëndësishme para se të vijë te baza e Kuçovës. Gjithë Europa po shkon drejt rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes. Shqipëria është shumë modeste në këtë drejtim”, shtoi ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy