“Për ty, të jesh i edukuar është idiotësi”/ Duma i kujton Ramës foton e saj që ai përdori në “25 prill”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Për ty, të jesh i edukuar është idiotësi”/ Duma i kujton Ramës foton e saj që ai përdori në “25 prill”

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, solli në vëmendje në seancën e sotme foton e saj që PS përdori gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se asokohe ajo vetëm nënqeshi, për të treguar kulturë.

Duke u ndalur te gjuha fyese që Rama përdori sot në Kuvend drejt deputetëve të opozitës, ajo tha se është pikërisht Rama ai që e ka mësuar popullin se të jesh i mirë dhe i edukuar është idiotësi.

“Kulturë tregova kur ai zotëria e bëri me një foto timen personale, ju e dini mirë unë qesha, nënqesha. Ai thotë bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë. Ky nuk ka një nen, ka një un. Ju flisni për Butrintin dhe i drejtoheni koleges duke i thënë në kokën tënde, keni ju mundësinë që të mos keni as minimalen që të flisni me etikë. Që të jesh i mirë dhe i edukuar është idiot. Unë, miq, nuk besoj se ka kope dhe njerëz që janë kope në PS, ka zgjedhje individuale”, u shpreh Duma.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy