Përballja Kurti-Vuçiç në OKB, ministri Hasani: Vuri në dukje kërcënimin për destabilitet, ne qëndrojmë krah Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përballja Kurti-Vuçiç në OKB, ministri Hasani: Vuri në dukje kërcënimin për destabilitet, ne qëndrojmë krah Kosovës

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar lidhur me seancën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku Kurti u vu “përballë” Vuçiç.

Ministri Hasani thekson në reagimin e tij se mbledhja vuri në dukje kërcënimin për destabilitet që vijnë nga jashtë Kosovës.

Ai theksoi se sulmet si ai në Banjskë duhen parandaluar dhe jo vetëm dënuar.

“Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë”, tha ai.

Advertisement

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria qëndroh krah Kosovës.

“Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, theksoi ai./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy