Perëndimi i zhgënjyer nga Kosova: Lejo serbët të votojnë, në të kundërt pasoja për integrimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Perëndimi i zhgënjyer nga Kosova: Lejo serbët të votojnë, në të kundërt pasoja për integrimin

Vendet e Kuintit dënojnë vendimin e qeverisë Kurti për të mos lejuar marrjen pjesë në zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë të serbëve të Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm se vendimi i takon Qeverisë së Kosovës, për të lejuar, apo jo votimin e shtetasve të saj në zgjedhjet e një shtetit tjetër.

Në një kohë që vlerësojmë gatishmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, shprehim zhgënjim të madh për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të vendeve të Kuintit.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi që të tregojë se është e përkushtuar për mbrojtjen e parimeve dhe të drejtave politike për të gjithë shtetasit e vet, përfshirë këtu të grupeve minoritare”, thuhet në deklaratën e Kuintit.

Advertisement

Deklarata e SHBA, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Francës paralajmëron se kjo sjellje nuk është në përputhje me vlerat dhe paarimet e Perëndimit dhe minon aspiratat e integrimit të Kosovës.

“Mirëpritëm vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar BE dhe Kuintit në dënimin e agresionit rus në Ukrainë. Megjithatë, pritshmëritë janë që Kosova duhet të ruajë bërthamën e vlerave dhe përgjegjshmërisë për stabilitetin rajonal dhe të respektojë proceset demokratike”, vijon më tej deklarata.

Pesë vendet më të mëdha të Perëndimit presin nga Qeveria e Kosovës që të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të vet, të punojë për të ulur tensionet dhe të ulet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE.

“Kjo është thelbësore për të pasur sukses drejt një maarrëveshjeje normalizimi, që do të zhbllokojë perspektivën e Kosovën drejt BE-së. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vetëpërmbahen nga aksionet dhe retorika që nxit tensione dhe incidente”, mbyllet mesazhi i pesë vendeve të Kuintit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy