Përfituan dhjetra milionë euro përmes mashtrimit/ Sekuestrohen dy call center në Tiranë, arrestohen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfituan dhjetra milionë euro përmes mashtrimit/ Sekuestrohen dy call center në Tiranë, arrestohen tre persona

Dy call center-a janë sekuestruar në Shqipëri dhe tre persona kanë rënë në pranga, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Europës për investime në bursa.Ky është bilanci pas një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane.

 

RaiNews, bën me dije se gjatë mashtrimeve janë përdorur kontaktet e rreth 90 mijë personave dhe dëmi ekonomik prek vlerën e dhjetëra milionë eurove.

 

Advertisement

Skema veçanërisht komplekse kriminale bazohej në pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, duke përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kriptovaluta.

 

Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se mashtruesit ishin të aftë në përdorimin e teknikave të bindjes dhe plagjiaturës, deri në pikën e bindjes së viktimave për të hyrë në borxhe dhe për të paguar, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro.

 

Advertisement

Vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të mashtrimeve të kryera.

 

Në Tiranë u sekuestruan dy call centera. Në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua serveri i përdorur nga grupi për të errësuar gjurmët kompjuterike dhe për të penguar hetimet.

 

Advertisement

Për këtë rast, pritet që nga ana e SPAK rreth orës 10:30 të ketë një reagim zyrtar, për të dhënë më shumë detaje lidhur me rastin në fjalë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy