Përfshihen nga zjarri tokat bujqësore në Dimal, era favorizon flakët, shmanget rreziku nga serat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfshihen nga zjarri tokat bujqësore në Dimal, era favorizon flakët, shmanget rreziku nga serat

Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në Bashkinë Dimal.

Zjarri, që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës.

Në  ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrëfikëse me 8 efektivë nga Berati.

Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Advertisement

Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy