Përfshihet nga flakët makina e gardianit të burgut në Berat/ Çfarë u konstatua nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfshihet nga flakët makina e gardianit të burgut në Berat/ Çfarë u konstatua nga policia

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

 

Mjeti ka marrë flakë papritur në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut Kastriot Metaj.

 

Advertisement

Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30,kur edhe kishte marrë shërbimin,ndërkohë flaka u vërejt rreth orës 22:15.

 

Menjëherë pas njoftimit,në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e zjarrfikëses që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.

 

Advertisement

Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për këqyrur vendin e zjarrit.

 

Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

 

Advertisement

Si pasojë e zjarrit,mjeti tip Mercedez Benz,me targa AA 786 DM, pësoi dëme ne motor dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy