Përfundon ndërtimi i Pediatrisë së re në QSUT/ Rama: Autonomia nis nga spitali memorial i Fierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfundon ndërtimi i Pediatrisë së re në QSUT/ Rama: Autonomia nis nga spitali memorial i Fierit

Kryeministri Rama bashkë me Ministren Manastirliu, kanë inspektuar Pediatrinë e re në QSUT.

Manastirliu tha se ka përfunduar faza e para e projektit të Pediatrisë së Tiranës, ndërkohë që do të pajisjet me të gjitha aparaturat e nevojshme për të ofruar standardet më të larta të shërbimit.

 

“Kemi përfunduar fazën e parë të projektit të madh të Pediatrisë së Tiranës, ku godina e re tashmë ka përfunduar investimin. Mezi është pritur ky investim. E para, sepse rrit kapacitetet e pediatrisë. E dyta, sepse vendos në një standard më të lartë shërbimin. Dhe praktikisht kjo është një godinë tërësisht e re, që lidhet me godinën tjetër, e cila dhe ajo i nënshtrohet, në fazën e dytë, rehabilitimit tërësor”, tha Manastirliu.

Advertisement

 

 

 

Kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar investimin e ri, tha se modeli i autonomisë spitalore që do të fillojë të zbatohet në Spitalin Memorial Fier, do të shtrihet në të gjithë vendin.

Advertisement

 

 

“Qenka për ‘uau’, me standardet më të larta. Për nga cilësia, është njësoj si Spitali i Fierit. Ne do t’ua rrisim pagën prapë 40% në këto vite që kemi përpara. Por ajo që do t’iu sjellë shumë me tepër, është autonomia spitalore, që përfundimisht spitalet do të vetëadministrohen. Edhe Ministria e Shëndetësisë thjesht do të rrijë në nivelin e politikave edhe të administrimit të burimeve njerëzore. Ndërkohë që gjithë pjesa e funksionit do të jetë funksion i brendshëm. Kështu do të ndodhë ajo që ka ndodhur në Turqi edhe në vende të tjera, që paga pastaj bëhet pagë sipas punës. Kemi filluar punën me turqit për gjithë legjislacionin e ri. Por do ta diskutojmë me ju. Do të fillojmë procesin e diskutimit për të pasur një qartësi. Ndërkohë që nuk do ta fillojmë në gjithë territorin. Do të fillojme më spitalin e Fierit dhe gjatë këtyre 4 vjetëve, ta kthejmë komplet shëndetësinë publike, në shëndetësi autonome”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement

 

Spitali i ri Pediatrik është një investim i Qeverisë shqiptare me vlerë 9 milion euro. Korpusi Pediatrik do të ketë 200 shtretër dhe do ti shërbejë rreth 130 mijë fëmijëve që marrin shërbim çdo vit.

 

Ky investim madhor përfshin rikonstruksionin e plotë të kompleksit të Spitalit Pediatrik, që përbëhet nga dy godina, Pediatria e Specializuar dhe Pediatria e Përgjithshme si dhe ndërtimin e godinës së re, e cila sapo ka përfunduar, të Urgjencës, Reanimacionit dhe Kirurgjisë Pediatrike me katër salla operacioni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy