
Ka përfunduar numërimi i votave në të gjithë qarkun e Korçës, i cili u fitua në të gjitah njësitë vendore të tij nga Partia Socialiste.
Gëzim Topçiu ka arritur të marrë mandatin e 7-të në Bashkinë e Maliqit, me 13 577 vota. Ndërsa rivali i tij ka marrë 6875 vota. Diferenca mes tyre ka qenë 6702 vota.
Edhe Bashkia e Devollit u fitua nga socialistët. Eduard Duro ka marrë 8376 vota, kandidati i Bashkë Fitojmë Elvis Hajdërlli ka marrë 8011 vota dhe kandidati i pavarur Çlirim Hoxha ka marrë 81 vota.
Edhe Kolonja i ka besuar një mandat të dytë Erion Isait me 3873 vota, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 2150.
Pusteci ishte bashkia e parë në qarkun e Korçës që nxorri rezultat pozitiv në favor të PS.
Pali Kolefski ka marrë 1374 ndërsa Pandi Jani 731 vota.
Pogradeci gjithashtu i dha një mandat kandidatit të PS Ilir Xhakolli me 17996 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Zini Tollozhina ka marrë 8122 vota. Diferenca met tyre ishte shumë e madhe, me plot 9874 vota.
Edhe Korça u fitua nga PS. Sotiraq Filo mori një tjetër mandat me 20996 vota, ndërsa Ledina Aliolli nga Bashkë Fitojmë mori 13631 vota.