Përgjimet fundosën grupin kriminal/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka porositi disa vrasje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përgjimet fundosën grupin kriminal/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka porositi disa vrasje

Përgjimet dhe zbërthimi i aplikacioneve SKY dhe ENCRO fundosën grupin kriminal të goditur nga SPAK ku bënin pjesë prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish kreu i operacionales, Oltion Bistri dhe sipërmarrësi Pëllumb Gjoka.

 

Zbardhjet e tabulateve kanë nxjerrë zbuluar edhe një detaj rrënqethës nga ekzekutimi i 27 vjeçarit, Gjin Ndoj, të cilin pasi e kanë vrarë i shkuan në varrim.

 

Advertisement

 

Nga këto përgjime u zbulua se personi që porositi vrasjen e të riut ishte i shpalluri i zhdukur, por edhe në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martinaj pas një konflikti që pati me viktimën.

 

Ndërsa Pëllumb Gjoka rezulton t’i ketë kërkuar realizimin e disa vrasje Behar Bajrit. Në listën zezë të biznesmenit ishte përfshirë edhe Kleant Musabelliu, polici që e kishte plagosur në këmbë në vitin 2017.

Advertisement

 

Nga bisedat e transkriptuara nga ekspertët francezë të aplikacioneve SKY, mësohen edhe shumat që do paguheshin për ekzekutime shkonin deri në 110 mijë euro.

 

Në bashkëpunim me EuroJust, Europol, dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, SPAK mundi të identifikojë 6 autorë të dyshuar të vrasjeve që kanë ndodhur në vitet 2020 dhe 2021 si dhe u dokumentuan gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë, punonjës të Policisë së Shtetit të nivelit drejtues.

Advertisement

 

6 persona u vunë në pranga një ditë më parë, Oltion Bistri, ish kreu i forcave Operacionale, prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, anëtar i bandës së Bajrave Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga , biznesmeni Pëllumb Gjoka  si dhe truproja i tij. Ndërsa në kërkim u shpallën, Eljon Hato, Ervis Martinaj dhe Behar Bajri. Ata akuzohen për 11 vepra penale, nga vrasja me paramendim te korrupsioni pasiv e aktiv, trafikimi i narkotikëve, të kryera nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy