Përjashtohet nga Policia Kryekomisari i kapur me drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përjashtohet nga Policia Kryekomisari i kapur me drogë

Kryekomisari, Stiljan Pasho është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas hetimeve që zbuluan përfshirjen e tij në trafikun e lëndëve narkotike.

 

Informacioni për kryekomisarin ka qenë i administruar nga sektori i AMP Korçë, të cilët në bashkëpunim me prokurorinë, kanë patur në proçedim penal të ndjekur me metoda speciale, prej disa javësh. Kryekomisari ka shoqëruar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin.

 

Advertisement

Dhe ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht. Në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe vjet në mjet me shtetasin e arrestuar, dhe një shtetas tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi Tims dhe kamerat e sigurisë.

 

Nga deklarimet e punonjësve të P.K.K Kapshticë kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin, droga ndodhej në pjesën e bomblës së gazit në bagazh. Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë të cilët bënë kapjen e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy