![Përkeqësimi i motit në Vlorë, pezullohet lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar dhe mjeteve të vogla](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/vlore-1-711x400.png)
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, në Vlorë është vendosur pezullimi i lundrimit detar të anijeve të transportit ndërkombërar si dhe mjeteve te vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.
Kjo për shkak të forcës së dallgëve 8 deri 9 ballë dhe lartësi dallge 3 deri 4 metra.
Mësohet se era është me shpejtësi 35-45 m/sek.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024./vizionplus.tv
Advertisement