
Shirat e rrëmbyer të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytjen e 50 ha toke bujqësore në fushën e Maliqit.
Kjo ka ardhur edhe për shkak të fryrjes se lumit Dunavec duke paraqitur me tepër rrezik në pjesën ku bashkohet me lumin Devoll.
Tokat e përmbytura janë pjesë e ish-kënetës së Maliqit ndërsa prej ditës së djeshme punonjësit e bord kullimit po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj situate.
Në një prononcim për mediat ditën e djeshme kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu u shpreh se fryrje e tillë e lumit Dunavec nuk ishte parë prej 20 vitesh.
Probleme ka patur edhe në rrugën nacionale Maliq – Gramsh, ku në fshatin Lozhan ka patur një bllokim prej disa orësh për shkak të inerteve në rrugë ndërsa këtë mëngjes është pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.