minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Përmbyten shtëpi e të mbjella, situatë e rënduar në zonën e Nënshkodrës dhe në Vaun e Dejës - Struga.info


Përmbyten shtëpi e të mbjella, situatë e rënduar në zonën e Nënshkodrës dhe në Vaun e Dejës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbyten shtëpi e të mbjella, situatë e rënduar në zonën e Nënshkodrës dhe në Vaun e Dejës

Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës, përmbytën një pjesë të fshatrave të NënShkodrës dhe të bashkisë Vau Dejës.

Situata më alarmante ka qënë në këtë të fundit, ku rreth 100 shtëpi u zhytën në ujë, ndërkohë që lumi Glinë doli nga shtrati.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli pasi pa nga afër situatën në terren, pranoi se gjendja mbetet e vështirë, ndërsa konfirmoi se janë të paktën 100 banesa me prezencë uji.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, fshatrat Ashtë, Kosmaç dhe Barbullush janë pa energji elektrike. Situata problematike paraqitet edhe në bashkinë Shkodër, në njësitë Gur i Zi dhe Berdicë, ku uji edhe atje ka depërtuar në banesa.

Advertisement

Uji doli edhe mbi rrugën e re tek Harku i Berdicës, duke rikthyer një problematikë të vjetër në këtë zonë.

Ndërsa pjesa e ultësirës përballet me përmbytje, në zonat malore ka patur rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore. Fshatrat turistike si Razma dhe Boga janë gjithashtu pa energji elektrike.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy