minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Përmbytje në Bulqizë, zona pranë terminalit të autobusëve nën ujë - Struga.info


Përmbytje në Bulqizë, zona pranë terminalit të autobusëve nën ujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytje në Bulqizë, zona pranë terminalit të autobusëve nën ujë

Situata e motit të keq ka shkaktuar probleme serioze në Bulqizë, ku lagjja e vjetër dhe zona pranë terminalit të autobusëve interurbanë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas raportimeve nga terreni, uji ka pushtuar rrugën dhe sheshin para terminalit, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve, veçanërisht për makinat e vogla, pasi niveli i ujit arrin deri në 30 centimetra.

Shkak për situatën është bërë bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese, çka ka penguar shkarkimin normal të ujërave. Si pasojë, rruga që lidh dy lagjet kryesore të qytetit është kthyer në një vështirësi për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Burime lokale bëjnë me dije se nëse reshjet vijojnë me këtë intensitet, situata mund të përkeqësohet më tej, në mungesë të një ndërhyrjeje të menjëhershme nga strukturat bashkiake.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy