Përmbytjet/ Braçe: Situata është nën kontroll, janë ngritur Shtabet e Emergjencave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përmbytjet/ Braçe: Situata është nën kontroll, janë ngritur Shtabet e Emergjencave

Pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut në vend, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile.

Zv.kryeministri Erion Braçe u shpreh se të gjitha akset rrugore janë të hapura.

Braçe theksoi se menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal dhe se situata në zonat pranë janë nën kontroll të plotë.

“Të gjitha akset rrugore janë të hapura, të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Më duhet që të përgëzoj edhe Ministritë sepse as energjia elektrike nuk ka munguar nga veriu në Jug. Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal. Kjo është arsyeja që sot që flasi, ne kemi një situatë të kontrolluar plotësisht edhe në kaskadën e Drinit. Të gjithë këtyre agjencive nuk u ka munguar në asnjë moment edhe mbështetja financiare. Shtabet janë mbledhur çdo ditë për të kontrolluar situatën. Sot ka qenë situata më e vështirë. Asnjë rajon nuk ka qenë pa 100 mm reshje shiu. Pavarësisht kësaj, sot është dhënë efekti, veçanërisht në disa zona që janë tradicionalisht të tilla. Megjithatë puna e kryer gjatë verës, që janë pastruar të gjitha kanalet nga Bashkia dhe Bordi i Kullimit. Unë vetë kam vëzhguar të gjithë zonën e rrezikuar. Të gjithë kanë bërë pjesën e zonës së tyre.”

Advertisement

 

Ai shtoi se prej 5 ditësh në çdo qytet janë mbledhur Emergjencat dhe se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugësve është në gatishmëri maksimale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy