Përparim me energjinë e rinovueshme, mediat italiane jehonë investimeve në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përparim me energjinë e rinovueshme, mediat italiane jehonë investimeve në Shqipëri

Shqipëria duket se po bën hapa të shpejtë në drejtim të prodhimit të energjisë së rinovueshme, si një rrugë kjo për të ulur varësinë nga kapriçot e motit. Edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Europian, Shqipëria po shkon në përputhje me direktivat e BE-së, duke u renditur pas vendeve skandinave.

Kështu nis shkrimi në një media të përditshme italiane, Europa Today, duke ju referuar të dhënave në portal, objektivi i BE është që deri në fund të kësaj dekade energjia e konsumuar nga burimet e rinovueshme duhet të jetë në 42.5%, ndërkohë që Shqipëria ka arritur në 44%, më e lartë dhe së mesatarja europiane dhe dyfishi i Italisë, e cila aktualisht është në nivelin e 19%.

Ky indikator tregon përqindjen e energjisë së prodhuar, nga burimet e rinovueshme në raport me totalin e asaj të konsumuar. Të dhënat i referohen Eurostatit. Po sipas këtyre të dhënave 17 nga 27 vende të BE raportuan përqindje më të ulët se mesatarja europiane. Shqipëria hapi dy ditë më parë ankandin e 5-te për prodhim të e diellore me një kapacitet prodhues prej 300 MË.  Ndërsa pritet që në muaj në vijim të nis punën parku i Karavastasë e më pas ai në Porto Romano që po zhvillohen nga kompani franceze Voltalia. /vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy