Përpjekje për bashkimin e PD/ Gazment Bardhi dhe Edi Paloka zhvillojnë takimin e parë për zgjedhjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përpjekje për bashkimin e PD/ Gazment Bardhi dhe Edi Paloka zhvillojnë takimin e parë për zgjedhjet

Për herë të parë dy grupimet brenda Partisë Demokratike janë ulur për të gjetur një formulë kompromisi, që forca politike më e madhe e opozitës të dalë e bashkuar në zgjedhje lokale.

 

Edi Paloka si përfaqësues i Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi si përfaqësues i grupit të deputetëve, që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj kanë biseduar përreth 80 minuta në një prej bareve përballë parlamentit, por negociatat nuk kanë prodhuar një rezultat konkret dhe të dy politikanët kanë vendosur të takohen sërish.

 

Advertisement

EDI PALOKA

“Nuk ka dështuar, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat.”

 

GAZMENT BARDHI

Advertisement

 

“Po vijojmë diskutimet”

 

Të dy negociatorët janë treguar të kujdesshëm për të mos dhënë detaje për çështjet e diskutuara dhe në fund të takimit, Edi Paloka ka takuar kreun e PD Berisha, ndërsa bardhi është takuar në ambientet e kryesisë me Enkelejd Alibeajn.

Advertisement

 

Kriza brenda Partisë Demokratike nisi në 9 shtatorin e vitit të kaluar kur Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga PD.

 

Berisha ka treguar në 11 dhjetor dhe në 6 mars, që ka mbështetjen e shumicës së demokratëve, por ai nuk ka arritur të bindë shumicën e deputetëve, të cilët mbështesin Enkelejd Alibeajn.

Advertisement

 

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit PD garoi me dy kandidatë, duke fituar vetëm bashkinë e Shkodrës dhe duke humbur thellë 5 bashkitë e tjera; dhe për këtë arsye të gjithë faktorët opozitarë po përpiqen që PD të dalë në zgjedhje në një kandidat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy