Përplasi për vdekje 53 vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes/ Zbardhet aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, pranga autorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasi për vdekje 53 vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes/ Zbardhet aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, pranga autorit

Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur pak ditë më parë në aksin Elbasan-Peqin, ku u përplas për vdekje një 53 vjeçar.

 

Shoferi, pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka bërë të mundur pas disa ditësh identifikimin dhe arrestimin e tij.

 

Advertisement

Bëhet fjalë për 33 vjeçarin me iniciale N.K, i cili ka qenë duke drejtuar një BMW X3 kur përplasi burrin në afërsi të fshatit Prapër.

 

Elbasan/Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

 

Advertisement

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja.

 

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22.12.2022.

 

Advertisement

Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit N. K., 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

 

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip “BMW X3”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

 

Advertisement

Automjeti tip “BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy