Përplasi për vdekje ish-kunatin në Lezhë/ Dënohet me 30-vite burg i riu, babai i viktimës kërcënon me vetëgjyqësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasi për vdekje ish-kunatin në Lezhë/ Dënohet me 30-vite burg i riu, babai i viktimës kërcënon me vetëgjyqësi

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30-vite burg Albert Kacen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjare e ndodhur në vitin 2019-të.

 

32-vjeçari u gjet fajtor për vepren “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”.Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35-vite burg.

 

Advertisement

Babai i viktimes Preng Mena paralajmeroi ankimin të vendimit në gjykaten e apelit në Shkodër, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat.Ai kërcenon me vetëgjyësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre përsonat e tjere që sipas tij janë bashkëpunëtor në vrasjen e djalit të tij Ylli Mena,

 

Ngjarja e rëndë ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.

 

Advertisement

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca, i cili prej tre vitesh vijon të jetë në arrati pasi nuk është arritur të prangoset nga policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy