Përplasja Veliaj-Duka/ Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkia zbarkojnë tek zyrat e FSHF

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasja Veliaj-Duka/ Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkia zbarkojnë tek zyrat e FSHF

Inspektoriati Ndertimor dhe Policia Bashkiake e Tiranës kanë ushtruar një kontroll këtë të enjte në ambjentet e reja të federatës shqiptare të futbollit, tek ish-kompleksi Dinamo.

Nuk dihet ende arsyeja e saktë e kontrollit të befte tek ambjentet e FSHF, por ato vijnë në ditë përplasjesh mes Veliaj dhe Armand Dukës, në lidhje me procesin zgjedhor në federatë.

Veliaj akuzon Dukën për manipulim të procesit zgjedhor dhe jo vetëm kaq, por ka listuar një sërë akuzash ndaj tij, vecanërisht për administrimin e FSHF. Pikërisht për shkak të ëktyre akuzave, u vu në lëvizje edhe Prokuroria e cila ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet ndaj Armand Dukës.

Hetimi tatimor sakaq ka ka ushtruar kontrolle në bizneset e familjes Duka.

Advertisement

Të gjitha akuzat e Veliajt janë hedhur poshte nga Duka, I cili është shprehur I hapur për hetime e organit të akuzës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy