Përplasje dhe akuza të forta Tabaku-Veliaj për inceneratorin e Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasje dhe akuza të forta Tabaku-Veliaj për inceneratorin e Tiranës

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është thirrur këtë të martë në Komisionin Hetimor, për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me vendimin për procedurat për inceneratorin e Tiranës. Mbledhja është shoqëruar me debate dhe akuza të forta mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe kryebashkiakut.

 

Tabaku akuzoi Veliajn se firmosi jashtë kompetencave, ndërsa i kërkoi stafit të administrojë si provë vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

Advertisement

Gjatë fjalës së tij, Veliaj deklaroi se ka qenë qarku i Tiranës që ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës për t’u shprehur dhe se ai ka kthyer përgjigje vetëm për Bashkinë e Tiranës. Ai deklaroi se është shprehur vetëm në parim për procedurën dhe më pas ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin.

 

Pjesë nga diskutimi: 

 

Advertisement

Jorida Tabaku: Në datën 27.03.2017 kërkesës së Alqi Bllakos për projektin e inceneratorit të Tiranës, të cilën ne e kemi administruar këtu si shkresë, jeni shprehur pro. Cila pikë e cilës gërme, e cilit nen të ligjit Nr.139 të vitit 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ju autorizon ta bëni këtë si kryetar i bashkisë Tiranë?

 

Veliaj: Më autorizon pika 12 e ligjit 10463, 23.09.2012 i qeverisë “Berisha” që sipas studimit të fizibilitetit referohet dhe parashikon se pika 12 “kryetarët e qeverisjes vendore, janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ në përputhje me kërkesat e këtij ligji” . Kam zbatuar një ligj që shumica juaj ka aprovuar në parlament.

 

Advertisement

Tabaku: Ky ligj siç e thatë edhe ju është për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ju keni një ligj që organizon qeverisjen vendore, që ka kompetenca të ndara mes trupave të ndryshme, institucioneve të ndryshme dhe që i ka kompetencat e ndara. Cila pikë, e cilit nen që unë përmenda në ligjin Nr.139 “Për organizmin e pushtetit vendor”, ju ka autorizuar ju për këtë veprim?

 

Veliaj: Më ka autorizuar pika 1 e nenit 5 të ligjit Nr.139 “Për vetëqeverisjen vendore i ndryshuar”, në germën “gj” të nenit 64 përcakton se “ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët. Per sa kohe qe jam zgjedhur kryetar i bashkisë.

 

Advertisement

Tabaku: Sipas pikës 5 qe ju referuat ju nuk e keni kete kompetence qe keni firmosur kete shkrese. Ju keni kompetenca qe nuk i ka Keshilli Bashkiak. Kjo është nje kompetence qe i takon Këshillit Bashkiak.

 

Veliaj: Në përgjigje të shkresës suaj për procedurat koncensionare ju bëj me dije se bashkia Tiranë nuk flas për qarkun. Më keni vënë atribute që nuk i kam.

 

Advertisement

Tabaku: Lexo vendimin

 

Veliaj: Je e dënuar sistematikisht për shpifje.

 

Advertisement

Veliaj: Unë them vetëm jam në parim me studimin. Ky Mavria (Isa Sakja) shkon në detaje dhe thotë që marr përsipër detyrimet që janë për bashkiën Kavajë. Në dallim nga kryetarët e bashkisë së Vorës dhe Kavajës, 106 këshilli bashkiak i thotë ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për angazhimi. Kryetar Aldrin dalilipi që është dhe kryetar i qarkut. Ndërkohë bashkitë që drejton PD i përgjigjen vetë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy