Përplasje e fortë për “McGonigal” në Kuvend/ PD e Berishës kërkon mocion me debat, Rama “ofron” Spiropalin për interpelancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasje e fortë për “McGonigal” në Kuvend/ PD e Berishës kërkon mocion me debat, Rama “ofron” Spiropalin për interpelancë

Për shkak të çështjes “McGonigal”, seanca plenare që në minutat e para të saj nisi me debate dhe tensione.

Në mungesë të liderit demokrat Sali Berisha, prej masës përjashtimore të marrë ndaj tij, deputetët mbështetës të tij bllokuan foltoren, duke kërkuar mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me zyrtarin e FBI.

 

INA ZHUPA

Advertisement

DEPUTETE E PD

“Ku e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegime? Ku e keni për mocionin me debat? Çfarë është kjo flamë që e ka zënë që rri pi kafe në zyrë dhe nuk vjen këtu të flasë për debatin? Ku është tradhtari? Ai duhet të vijë të flasë këtu, për miqtë e tij shqip apo anglisht, shqip po edhe rusisht. S’mund të ketë seancë normale nëse s’vjen Rama këtu.”

 

LUÇIANO BOÇI

Advertisement

DEPUTET I PD

 

“Mungon, ka frikë të japë llogari dhe prandaj duhet ti nënshtrohet një mocion debati ku secili deputet të japë mendimin e tij, ju po deshët mbrojeni po deshët lëshojeni. Drejtësia duhet ta merrte të pandehur, pse vonon. Jemi para disa veprave penale shumë të rënda. Doni të qeshni më shumë, ato para 255 mijë dollarë ishin borxh që McGonigal ia kishte marrë Agron Nezës. Mjafton ky fakt për një drejtësi, e ka thënë sapo doli nga selia e PS.. qeshni se për të qeshur është. Le të vijë vetë të japë llogari për këtë.”

 

Advertisement

Por ndryshe nga grupimi i Berishës, mbështetësit e Enkelejd Alibeajt kishin kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama dhe mes dy kërkesave të ndryshme të opozitës, mazhoranca zgjodhi me votë të hedhë poshtë debatin maratonë.

 

TAULANT BALLA

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Advertisement

 

“Deputetja që sapo foli, nuk i la më vend imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Tha se këtu nuk bëhet seancë, se jemi ne, kjo është ‘tokë e xaxun’ dhe do ta marrim. S’më sqaron dot ti mua, kur t’i bësh ti ditët duhet të kalojë shumë. Keni një problem mes vetit, se po të ishit seriozë dhe të donit mocion me debat do kishit lexuar pak nga kjo dhe do ta sillnit në të njëjtën kohë që e kanë sjellë këta të tjerët, sepse ka disa afate… kur flet Albana për injorancë, injoranca çohet nga varri. Do ta ftoja Kuvendin të votohet kërkesa për ndryshim rendi dite, do kërkojë të mbyllnim votimin me procesverbalin dhe të vazhdojmë. Nesër të mbledhim Konferencën e Kryetarëve për kërkesën për mocion me debat.”

 

Për shkak të mungesës së tij në seancë, kreu i qeverisë ia delegoi interpelancën ministres Elisa Spiropali. Kjo gjë u kundërshtua nga demokrati Gazment Bardhi.

Advertisement

 

Në kundërpërgjigje, Spiropali tha se opozita ka frikë nga shpjegimet e mazhorancës për çështjen “McGonigal”.

 

Prej tensioneve të krijuara, seanca u ndërpre për pak minuta nga kryetarja Lindita Nikolla, duke kërkuar nga deputetët e opozitës që të lirojnë foltoren dhe të vijohet me rendin e ditës.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy