Përplasjet mes partive shqiptare fuqizojnë Listën Serbe në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fuqia e Listës Serbe për të ndikuar proceset politike në Kosovë, do të varet nga raportet ndërmjet subjekteve politike shqiptare dhe qasjes së tyre për formimin e përbërjeve të reja të institucioneve të larta të vendit, thotë politikania serbe nga Gracanica, Rada Trajkovic.

Në 16 mars, përfaqësuesit e Listës Serbe u takuan me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pretendon një mandat të plotë në këtë pozitë, si dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është kandidati i kësaj partie për kryeministër të vendit. Pas takimit, Lista Serbe nuk ka sqaruar nëse deputetët e saj, të cilët kanë siguruar të dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb në Kuvend, do ta votojnë ose jo qeverinë apo presidentin e ri.

Gjatë qeverisjes së kaluar të Kurtit, e cila zgjati 50 ditë, Lista Serbe pati marrë një ministri, e cila i garantohej me kushtetutë, por ajo nuk ishte pjesë e koalicionit qeverisës. Trajkoviç thotë për Radion Evropa e Lirë se përpjekjet e Listës Serbe për ta shtuar ndikimin e saj politik në institucionet e Kosovës, janë parë pikërisht gjatë zgjedhjeve.

Sipas saj, Lista Serbe është përpjekur që përmes votave të orkestruara të serbëve në komunat ku ata janë shumicë në Kosovë, të sigurojë mandate për deputetë për subjektet politike të komuniteteve tjera jo shumicë, në mënyrë që më pas të ketë lojalitetin e tyre në, siç e quan ajo, “lojën me numra”, në kohën kur do të zgjidhet presidenti i vendit.

Advertisement

Politikania mendon se, fuqia e Listës Serbe mund ta ketë burimin tek mosmarrëveshjet ndërmjet subjekteve politike shqiptare. “Në qoftë se partitë shqiptare do të bëjnë shantazhe gjatë zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe në qoftë se atë hapësirë e shfrytëzon Lista Serbe, që përmes votave të saj të përmbushë disa kuota për zgjedhjen e presidentit, si dhe në këtë mënyrë të nxjerrë përfitime për vete, atëherë kjo është çështje për zotëri Kurtin.

Pra, a do ta pranojnë ai dhe zonja Osmani këtë apo do të shkojnë drejt asaj që me pakicat tjera dhe partitë shqiptare të gjejnë kompromis për kompletimin e institucioneve të Kosovës”, deklaroi ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy