Bëni Like Struga.info në Facebook


Personi që goditi Berishën u pagua 5 mijë euro?!/  Gjuzi: E dija një ditë para, ja mesazhi që i çova Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Personi që goditi Berishën u pagua 5 mijë euro?!/  Gjuzi: E dija një ditë para, ja mesazhi që i çova Berishës

Ish deputeti Kujtim Gjuzi, i cili është edhe kreu i Partisë Konservatore, ka sjellë në vëmendje ditën e sotme sulmin e ushtruar ndaj kreut të PD Sali Berisha në 6 dhjetor.

 

Në një intervistë për emisionin 7pa5 me Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia, Gjuzi tha se Gert Shehu është paguar 5 mijë euro për të goditur Berishën, ndërsa shton se kryeministri Rama ka qenë në dijeni të këtij sulmi, pasi ka marrë informacione nga shërbimet sekrete.

 

Advertisement

Gjuzi shkon edhe më tej duke thënë se edhe ai e dinte një ditë para se çfarë do të ndodhte dhe për këtë i ka bërë mesazh Berishës, ku i ka thënë se duhet të përforcojë mbrojtjen me njerëzit e tij të besuar, deputetë, kryetarët e degëve dhe bodigardët.

 

Kush e pagoi këtë me 5 mijë euro që të godasë bacën Sali? Çfarë ishte ky në 2019, kandidat i Bashës për Bashkinë e Tiranës? Këto kanë lidhje dhe unë kam të drejtë të aludoj. Rama ka pasur dijeni për atë që do ndodhte. Një ditë më parë është sinjalizuar Berisha për atë se çfarë do ndodhte. Kam telefon në xhep unë, më vijnë informacionet. Më thanë që ai merret me stërvitje e vajti si boksier.

 

Advertisement

Një natë më parë unë i çova mesazh Berishës dhe i thash duhen marrë masat. Duhet të rrethohesh nga grupi i deputetëve, kryetarëve të partisë dhe bodigardët. Po të kishte tre mbrojtje nuk e preknin dot”, tha Gjuzi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy