Pesë spitale me kartë autonomie, Rama: Shërbim më i lirë për pacientët, të ardhura më të mëdha për mjekët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pesë spitale me kartë autonomie, Rama: Shërbim më i lirë për pacientët, të ardhura më të mëdha për mjekët

Nga Spitali Memorial i Fierit, institucionit të parë spitalor që ka marrë kartën e Autonomisë menaxheriale kryeminisri Edi Rama bashke me ministren e shendetesise, Albana Kociu njoftuan se edhe 5 spitale të tjera marrin këtë status.

“Pas një procesi të gjatë, pesë qendra spitalore kanë përmbushur kriteret e Kartës së Autonomisë Menaxheriale. Nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse për të ardhur deri këtu, QSUNT dhe Spitalet Rajonalë të Shkodrës, Lezhës, Durrësit dhe Vlorës kanë përgatitur objektiva të qarta zhvillimi, plane të detajuara pune, strategji të qartë të menaxhimit të burimeve njerëzore, protokolle, udhërrëfyes, indikatorë performance”, tha Koçiu.

Kryeministri Rama tha se përmes këtij hapi mjekët do të kenë mundësi të punojnë edhe jashtë orarit duke ofruar shërbim ekstra për të cilin do të marrin 70% të pagesës ndërsa ndërsa 30% do ti kalojë spitalit. gjithashtu premtoi se rritja e pagave për punonjësit e shëndetesisë do të vijoje.

“Në këtë mënyrë hyjmë më në fund në Europë në kuptimin e konceptimit të sistemit publik si një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtarë, ku mjekët nuk janë të detyruar të shohin majtas-djathtas dhe të gjejnë mënyra si të ikin për të shkuar tek privati, për të shtuar diçka në rrogën e tyre, por ku të gjithë mjekët paguhen me rrogë dinjitoze dhe pastaj çdo mjek që mund të punojë më shumë dhe që kërkohet nga qytetarët për t’u shërbyer atyre të mund punojë jashtë orarit dhe të paguhet drejtpërdrejt nga kjo praktikë”, tha Rama.

Advertisement

Sipas Ramës, sot qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë arsye t’i drejtohen strukturave private spitalore duke shpenzuar shuma të mëdha parash, pasi shërbimi publik është tashmë në një nivel krejt tjetër.

“Nuk ka asnjë arsye që shërbimi publik të mos jetë zgjedhja e parë edhe atyre shqiptarëve që për shkak se i kan mundësitë e kanë mendjen te private. Kur ne filluam punën është e vërtetë se disa struktura private kishin kushte më të mira, sot nuk është kështu”, shtoi ai.

Me marrjen e Kartës për vetëmenaxhim të pesë spitalet publike do të vetë-administrohen për nga pikëpamja menaxheriale dhe financiare. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy