Pesë vite nga tërmeti, 65 familje në Durrës pa bonus qiraje dhe pa shtëpi: Jemi pensionistë, s’e përballojmë dot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pesë vite nga tërmeti, 65 familje në Durrës pa bonus qiraje dhe pa shtëpi: Jemi pensionistë, s’e përballojmë dot

Pa bonus qiraje dhe pa shtëpi, 65 familje në Durrës kanë mbetur në pikë të hallit. Bëhet fjalë për pallatin nr.15, pranë tregut të vogël industrial, i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 5 viteve më parë. Ditën e sotme, një përfaqësi e banorëve u mblodh para bashkisë, pasi kërkojnë nga autoritetet një përgjigje konkrete për riforcimin e pallatit dhe lëvrimin e bonusit të qirasë.

“Sot në dyert e bashkisë vijmë për të njëjtin problem. Është viti i pestë që ne kemi dalë nga shtëpitë tona, rrimë me qira. U bë një vit që nuk marrim bonus, jemi pensionistë”, thotë një qytetare.

Ajo shton se e kanë të vështirë të përballojnë muajin dhe thotë se bashkia nuk i është përmabjtur kontartës që ka bërë me banorët.

“Në kontratën që kemi bërë, fjala ishte që bonusi do ndërpritjen ditën që do hynim në shtëpitë tona. Bashkia ende nuk ka filluar punë te pallati jonë.

Advertisement

“Bashkia nuk na ka trajtuar me bonus qiraje, plus as nuk na pret. Kryetarja para dy javësh na ktheu krahët, nuk ka priti fare. Ne jemi banorë të këtij qyteti, gjithë Tirana e merr bonusin. Edhe ne të na thonë një fjalë”, thotë një qytetare tjetër.

Pallati në fjalë është përfshirë në listën e 7 godinave që do të riforcohen me fondet e bashkisë Durrës. Institucioni i qeverisjes vendore është në pritje të vendimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit për dhënien e aprovimit lidhur me këto 7 godina dhe më pas do të zhvillohen procedurat e tenderimit për riforcimin e pallateve me dëmtime të shkallës DS4./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy